“Dashurinë tonë e bën edhe më të plotë Guerili”, Goldi dhe Ermira të lumtur pas lindjes së djalit
Ermira dhe Gold AG ka pak ditë që u bënë prindër.

ShowBiz
Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, më 28 nëntor mori epitetin baba për herë të parë, shkruan lajmi.net.
Bashkëshortja e tij, Ermira ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan Gueril, ndërsa nuk kanë munguar as fotografitë bashkë me të.
Çifti janë shumë të lumtur që u bënë prindër për herë të parë, andaj këtë gjë e tregojnë edhe përmes fotografive që po i sjellin në rrjete sociale dhe dedikimet për Guerilin.
Së fundi, ishte Ermira ajo e cila publikoi një imazh, ku tregoi tortën që ia kishin bërë befasi pas lindjes së djalit dhe shkruan fjalë emocionuese.
“Faleminderit Zot për dhuratën më të bukur në jetë djalin tonë, faleminderit dashni Arian Agushi, tash dashnin tonë e bënë edhe më të plotë Guerili. Lindi me 28 Nëntor në një datë të veçantë për popullin tonë e qoftë i veçantë për ne dhe për të gjithë kombin. Faleminderit të gjithëve për urimet e shumta që i keni dërguar e ua kthefshim me të mirë në gëzimet tuaja”, shkruan ajo. /Lajmi.net/
View this post on Instagram