Kylie tregon ‘sekretin’ e fizikut të përsosur

Kylie ndau me ndjekësit një video në rrjete sociale.

ShowBiz

02/12/2020 11:21

Ylli televiziv Kylie Jenner është një ndër emrat më të ndjekur në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Ajo së fundi ndau me ndjekësit një video në Instagram, përmes së cilës ka treguar se kujdeset shumë për të perfeksionuar format trupore.

“Ne e bëmë mirë sot”, ka shkruar Kylie sipër njërës video, në të cilën shihet pa grim teksa po ushtronte.

Ajo ishte veshur me veshje sportive, ndërsa kishte vënë në pah belin e sheshtë, teksa ishte fokusuar në palestër.

Ndryshe, Kylie Jenner nuk heziton asnjëherë t’i ekspozojë format trupore edhe në bikini e të brendshme. /Lajmi.net/