Dua Lipa pjesë e serialit “Song Exploder” të Netflix

Është publikuar trajleri i "Song Exploder", prodhim i Netflix, pjesë e të cilit është edhe Dua Lipa.

ShowBiz

02/12/2020 10:53

Podkasti “Song Exploder”, i cili tashmë është serial në Netflix, së shpejti vjen me episodat e reja, shkruan lajmi.net.

Në këtë serial, muzikantët veçojnë këngët e tyre dhe pjesë-pjesë tegojnë historinë se si janë realizuar ato.

Seriali do të publikohet më 15 dhjetor në Netflix, ndërsa pjesë e tij është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Tashmë është publikuar edhe trajleri i serialit, ku përveç Duas, në këto episoda janë edhe Natalia Lafourcade, Nine Inch nails dhe The Killers.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Song Exploder (@songexploder)

Dua Lipa në këtë seri ka përzgjedhur këngën “Love again”, ku do të tregojë për realizimin e saj.

“Vjen më 15 dhjetor në Netflix. E emocionuar që të gjithë ju mund të shihni dhe dëgjoni prapaskenat e gjithë procesit se si e realizuam Love Again”, shkruan ajo. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)