“Kjo punë është me tru”, reperi i njohur ka dy fjalë për ‘freestyle’ të Capital T

Capital T vlerësohet lart nga një prej kolegëve të tij.

ShowBiz

02/12/2020 09:35

Reperi Capital T është një nga emrat më të suksesshëm të estradës në vend, shkruan lajmi.net.

Së fundi, i ftuar në një emision, artisti ka lënë pa fjalë të gjithë me ‘freestyle’, teksa fansat e kolegët e vlerësuan lart aftësinë e tij në këtë drejtim.

Reperi Stresi ndau në llogarinë e tij në Instagram një pjesë të ‘freestyle’ të Capitalit dhe shkruan “Se kjo pun o me tru Capital T, mbreti”.

Kujtojmë se Capital T së fundi u komentua shumë për një mosmarrëveshje me Ardian Bujupin, për të cilën u sqaruan përmes disa videove live në Instagram. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo)