Kjo është e vetmja mënyrë që Interi mund ta kalojë fazën e grupeve
Interi është në një pozitë tejet të vështirë në Ligën e Kampionëve, por mund të arrij kualifikimin në raundin tjetër.
Sport
Borussia Monchengladbach ka tetë pikë, Shakhtar Donetsk dhe Real Madrid nga shtatë, derisa Interi ka pesë pikë, transmeton lajmi.net.
Në mënyrë që të kualifikohet në raundin e radhës, Interi me patjetër duhet të mposht Shakhtar Donetsk dhe të shpresojë që Real Madrid – Borussia Monchengadbach nuk përfundon në barazim.
Kjo është sepse nëse Interi dhe Real Madridi përfundojnë me pikë të barabarta, atëherë spanjollet kanë përparësinë, meqenëse i kanë fituar dy takimet.
Por, në rast se ndeshje Real Madrid – Borussia përfundon në barazim, atëherë është rrezik edhe për skuadrën e Zinedine Zidane.
Kjo është sepse nëse Reali barazon dhe Shakhtari fiton një pikë në “San Siro”, atëherë spanjollët do mbesin në vendin e tretë.
Nëse Interi nuk e mposht Shakhtarin do qëndrojnë të fundit dhe do jenë jashtë Evropës./Lajmi.net/