Receta gatimi – Pene me domate
Ideja më e mirë për një darkë të shpejtë!
Lifestyle
Përbërësit:
200 g pasta penne
1 spec djegës
1 hudhër
4 domate të thata
300 g tul domate
Borzilok
Sheqer
Galetë
Hudhër e thatë
Trumzë
Kripë
Piper
Vaj ulliri
Përgaditja:
Vendosim një tigan me pak vaj ulliri dhe kaurdisim hudhrën e shtypur dhe specin djegës, shtojmë domatet e grira të thatat dhe të freskëtat, shtojmë kripë, piper dhe pak sheqer.
Shtojmë pak ujë nga zierja e makaronave dhe më pas makaronat e ziera sipas udhëzimeve në paketim.
Shtojmë brozilok dhe ndërsa ato marrin shijen e domateve dhe borzilokun në tigan kaurdisim pak galetë me hudhër të thatë dhe trumzë, ia hedhim sipër makaronave kur t’i shërbejmë në pjatë me borzilok dhe vaj ulliri të freskët. /Lajmi.net/