Pirlo: Duhet të mësohemi të fitojmë pa Ronaldon

Trajneri i Juventus, Andrea Pirlo, ka pasur vërejtje për ekipin e tij pas barazimit të fundit ndaj Benevento.

Sport

30/11/2020 12:27

Juventus u ndal nga ekipi i promovuar në Serie A që udhëhiqet nga Filipo Inzaghi, me rezultat 1-1 në kuadër të xhiros së nëntë.

Në këtë ndeshje mungoi portugezi Cristiano Ronaldo, i cili u la të pushojë nga trajneri.

Por, Pirlo me të përfunduar takimi duke folur për media ai tha: “Nuk jam i brengosur për ekipin, por duhet t’i fitojmë këto ndeshje dhe të kemi personalitet”.

“Natyrisht se Roanldo është i rëndësishëm për ne, ai është një katalizator i ekipit me golat e tij, ashtu siç ishte edhe tek Real Madrid, por ne duhet të mësohemi të luajmë edhe pa të dhe t’i fitojmë ndeshjet si kjo”, deklaroi italiani./Lajmi.net/