Rita Ora thyen rregullat e izolimit duke mbledhur mbi 30 persona për ditëlindje në një lokal në Londër
Rita i ka thyer rregullat.
ShowBiz
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, para disa ditësh e ka festuar ditëlindjen e 30-të, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.
Me këtë rast ajo ka festuar në një restorant në Notting Hill, Londër duke thyer kështu rregullat e izolimit.
Lidhur me këtë fakt ajo u kritikua nga fansat. Kjo vjen pak pasi qeveria theksoi përsëri rëndësinë e respektimit të kufizimeve të dielën, përpara izolimit të dytë kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar që përfundon më 2 dhjetor.