Haxhiu pas fitores së Vetëvendosjes në Podujevë: Vazhdojmë derisa të ua kthejmë qytetarëve dinjitetin
Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, ka reaguar pas fitores së Shpejtim Bulliqit për kryetar të Podujevës.
Lajme
Haxhiu tha se disa herë është thënë se njërën anë është Lëvizja Vetëvendosje me qytetarët dhe në anën tjetër, klubi i stërvjetruar politik.
Ajo theksoi se do të vazhdohet derisa të iu kthehet dinjiteti shtetit, komunave dhe qytetarëve.
Postimi i plotë:
Jo rastësisht e kemi thënë…..në njërën anë është Lëvizja VETËVENDOSJE! me qytetarët, në anën tjetër klubi i stërvjetëruar politik!
#vazhdojmë deri sa t’ja kthejmë dinjitetin shtetit, komunave dhe qytetarëve!
Bravo Llapi ?