Juventus ndalet nga Benevento

Juventus ka barazuar me Beneventon në kuadër të xhiros së nëntë të Serie A.

Sport

28/11/2020 20:21

 

‘Bianconerët’ e nisën mirë ndeshjen ku më pas shënuan në minutën e 21’ me anë të spanjollit në formë, Alvaro Morata, goli i të cilit u asistua nga Federico Chiesa.

Por, ekipi i Inzaghit nuk u dorëzua dhe në fund të pjesës së parë shënoi me anë të mbrojtësit të djathë Letizia në minutën 45+.

Për Beneventon u paraqit edhe Përparim Hatemaj i cili pati paraqitje të mirë.

Juventus mbetet në pozitën e pestë me 17 pikë, tre më pak se Milani i cili ka një ndeshje më pak, ndërsa Benevento qëndron në vendin e 12-të me 10 pikë gjithsej./Lajmi.net/

YouTube player