Përmes një videoje sensibilizuese, Fifi u bën thirrje qytetarëve t’i vendosin maskat

Fifi u bën thirrje të gjithëve të mbrohen nga COVID-19.

ShowBiz

27/11/2020 22:46

Rrjetet sociale janë shfrytëzuar në maksimum për të përcjellë mesazhe lidhur me COVID-19, shkruan lajmi.net.

Madje, një rol të madh në këtë drejtim e kanë pasur fytyrat publike, të cilët përmes kampanjave të ndryshme kanë dhënë këshilla për mbrojtje nga infektimi.

Së fundi, këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur për publikun si Fifi, përmes një videoje u bën thirrje qytetarëve t’i vendosin maskat, në mënyrë që të mos rrezikohen nga COVID-19.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)

Kujtojmë se Fifi dy ditë më parë ka publikuar projektin e ri muzikor “Ninullë dashurie”, baladë për të cilën mori komente pozitive nga fansat e kolegët. /Lajmi.net/

YouTube player