Lukaku pushon ndaj Sassuolos

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku, nuk do të përfshihet në ndeshjen e rradhës ndaj Sasuollos në kuadër të Serie A.

Sport

27/11/2020 21:57

Sipas ‘Sky Sport Italia’, Conte nuk do ta përfshijë Lukakun në ndeshjen e xhiros së nëntë të Serie A, transmeton lajmi.net.

Përveç 27 vjeçarit, pritet të mungojnë edhe Kolarov, Padelli dhe Vecino. Serbi është izoluar pasi rezultoi pozitiv me COVID-19, ndërsa Padelli dhe Vecino janë të lënduar.

Interi qëndron i pesti në tabelë me 15 pikë, ndërsa Sassuolo ka pasur formë fantastike ku mban pozinën e dytë në tabelë me 18 pikë./Lajmi.net/