Publikohet projekti i shumëpritur i Jennifer Lopez, “In The Morning”

JLo është rikthyer fuqishëm në skenën muzikore.

ShowBiz

27/11/2020 21:01

Jennifer Lopez hyn në listën e fytyrave publike që janë të angazhuar në disa fusha dhe e suksesshme në të gjitha prej tyre, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, këto ditë paralajmëroi këngën e re me anë të një fotografie, në të cilën erdhi tërësisht lakuriq.

Imazhi në fjalë ka marrë mbi 7 milionë pëlqime dhe komente pambarim, ndërsa fiziku i Lopez nuk donte fare koment.

Pas pritjes së gjatë të fansave, JLo sapo ka lansuar këngën “In the morning”, të cilën fillimisht e solli vetëm me tekst.

YouTube player

Jennifer Lopez gjatë kësaj jave ka paralajmëruar edhe një produkt për lëkurën, ndërsa është shumë akitve edhe në aktrim.

Ditët e fundit, JLo u komentua shumë për performancën e ‘zjarrtë’ në skenën e “American Music Awards”. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)