DJ Regard nominohet në dy kategori në festivalin e njohur
DJ Regard shënoi suksesin e radhës, duke u nominuar në një festival ndërkombëtar.
ShowBiz
Sukseset për DJ Regard (emri i vërtetë Dardan Aliu) nuk po ndalen edhe gjatë kësaj periudhe kur nuk është aktiv me performanca në skenë, shkruan lajmi.net.
Emri i tij është shumë i kërkuar në industrinë e muzikës, ndërsa vlerësimet për të po bëhen edhe në festivale.
Përmes rrjeteve sociale, Regard ka njoftuar se është nominuar në kategoritë “Breakthrough Act” dhe “Best Dance Track” nga FunRadio.
View this post on Instagram
Triumfimi i tij në këto dy kategori varet nga votat e publikut, andaj DJ Regard ka nevojë për ndihmën e publikut.
Kujtojmë se para pak kohe, DJ Regard u nominua në “NRJ Music Awards” në kategorinë “DJ më i mirë i vitit”. /Lajmi.net/
View this post on Instagram