Pas emocioneve për nominimet në “Grammy”, Dua vjen tërheqëse në të zeza
Dua Lipa ndau me ndjekësit disa fotografi joshëse pas emocioneve të mbrëmshme.

ShowBiz
Dua Lipa mbrëmë u nominua në gjashtë kategori në “Grammy Awards 2021”, sukses të cilin nuk e ka arritur asnjë shqiptare tjetër, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja mbrëmë publikoi një video, të realizuar në momentin kur mori vesh lajmin se është nominuar në gjashtë kategori dhe shihet duke qarë nga emocionet.
Së fundi, artistja publikoi disa fotografi të tjera, ku shfaqet e veshur me një fustan të zi, të shkurtër dhe një palë çizme me po të njëjtën ngjyrë, teksa duhet atraktive.
View this post on Instagram
Dua Lipa gjatë këtyre ditëve është duke u përgatitur për koncertin virtual, që do ta mbajë më 27 nëntor.
Atë në këtë koncert do ta shoqërojnë edhe disa prej emrave më të njohur të industrisë së muzikës. /Lajmi.net/
View this post on Instagram