Nderohet figura e doajenit Ismet Peja
Sot ndërroi jetë doajeni Ismet Peja.

ShowBiz
Në moshën 83-vjeçare ka ndërruar jetë ikona e muzikës shqipe, Ismet Peja, shkruan lajmi.net.
Gjithë karrierën në muzikë, dashurinë e madhe për këngën dhe sukseset e arritura nëpërmjet saj, Peja i braktisi përgjithmonë sot.
Ai lindi në Gjakovë në Prill të vitit 1937 dhe që nga fillimet e para të karrierës muzikore njihej si një njeri tejet i përkushtuar i cili me zërin e tij arriti të futet në zemrat e publikut.
Lajmi për vdekjen e tij i ka prekur të gjithë. Figura të njohura publike e kanë nderuar doajenin Ismet Peja duke bërë homazhe ka bërë homazhe për të nderuar jetën dhe veprën e ikonës muzikore shqiptare por edhe nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjete sociale si Facebook dhe Instagram.
Udhëheqësit politikë shprehin ngushëllime për ndarjen nga jeta të Ismet Pejës:
“Robi s`plaket kur vje mosha, robi plaket kur do vetë”. Ky varg i këngës së njohur përmbledhë më së miri ecurinë jetësore të doajenit Ismet Peja, i cili sot mbylli sytë përgjithmonë. Ai qëndroi për 63 vjet të tëra në skenën muzikore, duke e kultivuar me pasion muzikën e vjetër qytetare, e cila mbeti pa zërin e saj unik. Këngët e tij do të mbeten një opus i çmuar për brezat, kurse vargu i kënduar nga ai “Për me le e për më vdekë, zoti ditën ta ka shkru”, do të jetë i përbotshëm! Lamtumirë mjeshtër i këngës. T`u dëgjoftë zani përherë!”, u shpreh ushtruesja në detyrë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
“Këngëtari Ismet Peja ka hyrë në historinë artistike të Kosovës. Ne të gjithë jemi rritur me këngët e tij, sot vërtet është ditë e dhimbshme për familjen e komunitetin artistik. Por ne do ta kujtojmë gjithmonë më këngët e tij”, tha Kryeministri Hoti.
“Në moshën tetëdhjetë e tre vjeçare qenka shuar sot mjeshtri gjakovar i muzikës popullore, Ismet Peja.


“U rritëm me këngët tuaja, e zëri yt do mbetet i pavdekshëm ndër shekuj. Lamtumirë baca Ismet. U prehsh në paqe!”, ka shkruar ish-kryeministri Ramush Haradinaj.
Artistët shqiptarë po ashtu kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e ikonës së muzikës shqipe, Ismet Peja:
“Lamtumire artist i popullit, po kenget e tua nuk do te vdesin kurr!”, ka shkruar këngëtarja e njohur shqiptare, Shyhrete Behuli.
“Lamtumire legjende….”, u shpreh Shkëlzen Jetishi-Xeni.
“Lamtumire artist i kombit tone,ike o baca ISMET por ti do te jesh perhere mes nesh me kenget tua!
Qofsh i parajses❤️”, ka shkruar këngëtarja Remzie Osmani.
“Vepra dhe arti i Bacës Ismet nuk do të vdesin kurrê! Isha me fat që e kisha një pêrkrahje të veqant nga lengjenda e Muzikës popullore shqiptare!Familje e nderuar Peja, Visar , qytetarë të Gjakovës dhe ju shqiptarë që jetuat jetën me këngët e tij! ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta për Bacën Ismet! I lehtë i qoftë dheu i Kosovës! Labi Kosovë e Shqipërisë!”, ka shkruar këngëtari Labinot Tahiri-Labi.
“E kurorezuam dashurine nen tingujt e zerit tend prej bilbili, na dhe shume mend nga pervoja jote jetesore e profesionale, deri ne minutat e fundit te jetes kthjelltesia e mendjes tende te trembte…jam e lumtur qe jetova ne kohen tende, qe isha pjese e jetes e familjes tende dhe qe edhe Luiza arriti te t’takoj … e kur te rritet do t’mesoje kenget e tua…do te jetoj e jehoje gjithmone Zeri yt…Lamtumire Baca Ismet ❤️”, shkruan Yllka Kuqi.
“Të dy bashk’ e kem një mall, knoma kangën sa t’jam gjallë ? Zoti të mëshiroftë këngëtari i fëmijërisë time ❤️”, ishin fjalët e Arian Agushit-Gold AG.
Ikona e muzikës shqiptare ndërroi jetë më datën 23 Nëntor 2020 duke lënë të pikëlluar familjarë, miq, kolegë e simpatizant të këngës shqipe./Lajmi.net/
