Situata e rëndë financiare detyron Juven ta shesë Ronaldon, ja ku mund të transferohet ai

Viti 2020 ka qenë i vështirë për botën, dhe futbolli nuk ka mundur t’u shpëtojë pasojave.

Sport

20/11/2020 10:27

Në aspektin ekonomik, shumë ekipe janë duke vuajtur pasojat e kësaj krize, me financat e tyre jo të qëndrueshme.

Juventus, një nga skuadrat më të fuqishme në Itali, nuk ka mundur t’i shpëtojë krizës që ka sjellë COVID-19.

Në Itali, raportohet se Juventus do të konsiderojnë vërtetë shitjen e Ronaldos verën e ardhshme, për një çmim të mirë.

Ata janë të vetëdijshëm se në aspektin sportiv mund të kenë rënie me largimin e Ronaldos, por nuk përjashtojnë mundësinë e shitjes së tij.

Dy klube të fuqishme në aspektin financiar, PSG dhe Manchester United, mund të tentojnë të ofrojnë Ronaldon, duke i mundësuar vazhdimin e lojës së tij në elitën evropiane./Lajmi.net/