Gigi Hadid i rikthehet profesionit, Dua Lipa ka dy fjalë për të
Gigi është kthyer në punë pas lindjes së vajzës.

ShowBiz
Supermodelja e njohur, Gigi Hadid, është një ndër emrat më të suksesshëm në fushën e modës, shkruan lajmi.net.
Ajo menjëherë pas lindjes është rikthyer në formë të mirë dhe tani filloi të aktivizohet edhe në profesionin e saj.
Modelja ka ndarë me ndjekësit fotografi nga seti për “Alexander Wang” dhe dukej në top-formë si çdo herë.
25-vjeçarja në këtë fotosesion u shfaq me kostume të ndryshme, kurse pranoi vetëm komente pozitive nga ndjekësit.
Në mesin e shumë komenteve nuk mungoi edhe ai i kunatës, Dua Lipa, e cila e përgëzon modelen për dukjen.
“Wow, bukuri!”, shkruan Dua pranë njërës prej fotove të Gigit, e cila ka pak kohë që u bë nënë për herë të parë. /Lajmi.net/