“Lajme të mira nga Shqipëria”, Leonardo DiCaprio i gëzohet shpëtimit të lumit Vjosa

Leonardo DiCaprio ka publikuar një foto të lumit Vjosa dhe iu gëzua mbrojtjes së tij.

ShowBiz

18/11/2020 08:03

Aktori i nohur Leonardo DiCaprio tash e një kohë është shumë aktiv me kampanja për mbrojtjen e mjedisit, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ai iu bashkua fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe publikoi një foto në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, të shoqëruar me një shkrim të gjatë.

DiCaprio thotë se lajme të mira vijnë nga Shqipëria për mbrojtjen e Vjosës, teksa përmend refuzimin e projektit të digës si dhe njoftimin se zona do të bëhet një park kombëtar.

“Më 25 shtator, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi se projekti i digës Kalivaç u refuzua dhe se zona do të bëhet një park kombëtar”, shkruan ndër të tjera aktori.

Ai i bën thirrje kryeministrit federal të Bosnjë dhe Hercegovinë që të ndërmarrë hapa ligjor për mbrojtjen e lumenjve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)

“Ndërsa ne presim që Kryeministri Federal dhe qeveria e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë të ndërmarrin hapa ligjor për të mbrojtur lumenjtë e vendit pjesë e ‘Zemrës Blu’  të vendit nga shkatërrimi i mëtejshëm nga hidrocentralet e vogla, ka lajme shumë të mira që vijnë nga Shqipëria. Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës mund të shpëtohet nga zhvillimi i hidrocentraleve”, shton Leonardo.

Kujtojmë që DiCaprio iu bashkua nismës për mbrojtjen e lumit Vjosa kundër ndërtimit të hidrocentraleve, rreth një vit më parë, ndërsa nuk janë të pakta iniciativat e tilla nga ai. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)