Franca shënon fitore të vështirë ndaj Suedisë
Kombëtarja e Francës me jo pak vështirësi ka mposhtur Suedinë, duke fituar 4:2 ‘Stade de France’, në ndeshjen e vlefshme për grupin A në Ligën e Kombeve.
Sport
Mysafirët të parët kaluan në epërsi, kur në minutën e 5’ shënoi Viktor Claesson, shkruan lajmi.net.
Franca arriti të përmbyste rezultatin që në pjesën e parë, me golat e Olivier Giroud dhe Benjamin Pavard.
Në minutën e 59’, Giroud u regjistrua sërish në listën e golashënuesve, kur shënoi për 3:1.
Suedezët në minutën e 88’ vunë në presion Francën, kur ngushtuan në 3:2 rezultatin përmes Quaison.
Por, në minutën e 95’, rezultatin përfundimtar e vendosi Kingsly Coeman, për 4:2./Lajmi.net/