Kombëtarja e Ukrainës dërgohet në izolim, anulohet ndeshja e tyre me Zvicrën

Ndeshja Zvicër – Ukrainë, e vlefshme për xhiron e gjashtë të fazës së grupeve në Ligën A, në Ligën e Kombeve, është anuluar.

Sport

17/11/2020 17:41

E gjitha kjo pas paraqitjes së shumë rasteve te ekipi kombëtar i Ukrainës.

Kombëtarja e Ukrainës është dërguar në izolim, dhe nga UEFA iu është kërkuar të ftojnë lojtarë tjerë për zëvendësimin e skuadrës.

Kjo gjë ka qenë e pamundur, dhe është vendosur për anulimin e ndeshjes.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i UEFA-s për këtë ndeshje./Lajmi.net/