Mësohet shkaku i vdekjes së DJ Erick Morrillo
Është mësuar shkaku i vdekjes së DJ Eric Morillo, dy muaj pasi producenti u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, në moshën 49 vjeç.

ShowBiz
Autori i hitit të viteve ’90, “I Like To Move It”, ishte vetëm 49 vjeçar ku u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në shtator të këtij viti, shkruan Mirror, transmeton lajmi.net.
Shkaku i vdekjes së DJ Erick Morillo është zbuluar dy muaj pas vdekjes së tij tragjike.
Dy muaj pas vdekjes së tij, dolën detaje nga kontrolluesi mjekësor, i cili raporton se shkak i vdekjes së tij ishte ‘toksiciteti akut i ketaminës’.
Mënyra e vdekjes së tij është shkruar si aksident, pasi producenti i muzikës u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Miami.
Oficerët thanë se ata morën një telefonatë në 911 rreth orës 10:40 të mëngjesit, me detektivët që shkuan shpejt në vendin e ngjarjes.
Familja e DJ të ndjerë konfirmoi vdekjen e tij për People, duke thënë: “Ai ishte shumë i dashur nga familja e tij dhe ka dhënë shumë dashuri”.
Erick lë pas gruan e tij prej tetë vjetësh, Yasmin Sait-Armstrong. Dyshja, të cilët u kurorëzuan më 2012, e mbajtën jetën e tyre personale rreptësisht private.
Erick ishte më i njohuri për prodhimet elektronike I Like To Move It, të cilin ai e lansoi më 1993 me pseudonimin Reel 2 Real. /Lajmi.net/