Ky do të ishte profesioni i Bebe Reshës nëse nuk do të bëhej këngëtare

Bebe ka treguar se çfarë do të zgjidhte nëse nuk do ishte këngëtare.

ShowBiz

17/11/2020 18:55

Bebe Rexha është një prej emrave më të suksesshëm të industrisë së muzikës në arenën ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja i është përgjigjur pyetjeve të fansave, të cilët donin të dinin shumëçka rreth jetës profesionale dhe private të saj.

Një nga ndjekësit i shkruan “Nëse do të zgjidhje tjetër karrierë, çfarë do të ishte?”. Ndërsa, përgjigja e këngëtares ishte se do të bëhej psikologe.

Kujtojmë se Bebe Rexha javët e fundit është komentuar shumë edhe për lidhjen e re me Keyan Safyari, me të cilin i ka shpeshtuar edhe daljet publike. /Lajmi.net/