I mituri nga Prizreni shëtit lirshëm rrugëve me elektroshok e brisk në xhep
Policia e Kosovës gjatë së hënës në Prizren ka ndaluar një të mitur për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren gjatë së hënës ka ndaluar një person të mitur, ku gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar një elektroshok, një brisk si dhe një armë lodër, shkruan lajmi.net.
Sipas njoftimit, pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është liruar. /Lajmi.net/