Dominik Szboszlai i hapur për kalimin të Real Madridi

Real Madridi është afër që në janar të përforcojë skuadrën me yllin e RB Salzburgut, Dominik Szboszlai.

Sport

16/11/2020 09:30

“Los Blancos” e pëlqejnë hungarezin që shënoi 12 gola në 40 paraqitje edicionin e kaluar, transmeton lajmi.net.

Arsenali gjithashtu është i interesuar për 20-vjeçarin, por sipas ‘Diario AS’, Szboszlai është i hapur për kalimin në “Santiago Bernabeu”.

Agjenti i lojtarit është në dijeni të interesimit të “Mbretërve”, andaj do e pres ofertën që ndoshta do bëhet gjatë afatit dimëror.

RB Salzburg gjithashtu nuk janë në presion që ta shesin lojtarin, por duan 20 milionë euro për ta lejuar të largohet.

Kontrata momentale hungarezit i skadon në vitin 2022, derisa këtë edicion ka realizuar tri gola në 10 paraqitje, gjithashtu ka kontribuar me gjashtë asistime në të gjitha garat./Lajmi.net/