Konfirmohet lëndimi i Bonuccit, ja sa do mungojë

Qendërmbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci do jetë jashtë fushës për rreth 20 ditë meqenëse pësoi lëndim gjatë kohë kur përfaqësonte Kombëtaren.

Sport

15/11/2020 12:03

“Zonja e Vjetër” dje konfirmoi se italiani shkaku i lëndimit do humbasë dy sfidat ndaj Polonisë dhe Bosnja Hercegovinës, transmeton lajmi.net.

Sipas Gazzetta dello Sport, Bonucci do mungojë në 20 ditët e ardhshme.

Lojtari do i bëjë disa teste mjekësore në ditët e ardhshme dhe pritet që gjiganti italian të dal me komunikatë zyrtare.

Bonucci pritet të rikthehet me 5 dhjetor ndaj Torinos dhe do humbë ndeshjet kundër Cagliarit, Benevento, Ferencvaros dhe Dynamo Kievit./Lajmi.net/