Juventusi para Realit në garën për yllin e Bayern Munichut

Juventusi është duke prirë në garë me Real Madridin për shërbimet e mbrojtësit të Bayern Munichut, David Alaba.

Sport

15/11/2020 10:21

Sipas Tuttosport, Alaba pëlqehet shumë nga trajneri i “Bianconerëve”, Andrea Pirlo, transmeton lajmi.net.

Austriaku në kohën e fundit ka luajtur si qendërmbrojtës, por ka eksperiencë të lartë si mbrojtës i krahut të majtë.

Eksperienca mund t’i ndihmojë që të mos këtë probleme të përshtatet në formacionin e Andrea Pirlos të “Zonja e Vjetër”.

Sidoqoftë, në garë për Alaba mbesin Real Madridi dhe Liverpooli, kjo e fundit konsideron ta transferojnë në janar si zëvendësuesi i Virgil van Dijk./Lajmi.net/