Genc Prelvukaj e Bekë Berisha ‘përplasen’ për çështjen e postit të presidentit
Kanë vazhduar replikat mes Bekë Berishës e Genc Prelvukajt.

ShowBiz
Një deklaratë e deputetit Bekë Berisha dhënë dje gjatë seancës plenare, ka nxitur reagime të shumta në publik, shkruan lajmi.net.
“Për Kosovën tani duhet me dal dikush që kur ndërron koha i dhemb trupi prej plagëve. Kosovës i duhet një president, dikush që kur kalon edhe kah varrezat civile, mendon për anëtarët e vet të familjes që për këtë liri i ka në varr. Dikush i cili të shikon në dritë të syrit, e të thotë po ose jo”, kishte deklaruar deputeti.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar këngëtari Genc Prelvukaj, i cili me anë të një postimi tha se Kosovës i duhet një president që i dhembin sytë nga leximi.
“Deputeti Berisha paska thënë se vendit i duhet një president që i dhemb trupi nga plagët e luftës.
Bekë, ky nuk është kriterium për pozitën që flitet. Më mirë të zgjedhim dikë që i dhembin sytë nga leximi dhe dija”, shkroi Genci.
Pas kësaj, nuk mungoi komenti i Berishës, i cili i shkruan “Po te kuptoj! Veton Surroi, Haki Abazi, Shkelzen Maliqi, jan qasi te meqem?”.
Kurse, Genci i replikoi “Asnje nga keta te tre nuk do te ishte opsion i duhur. Ka tjere”. /Lajmi.net/