Rina Balaj jep datën e projektit të ri
Rina ka dhënë lajmin e mirë për fansat e saj.

ShowBiz
Rina Balaj ka kohë që ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor me titull “Zjarr”, shkruan lajmi.net.
Këto ditë, ajo ka ndarë me ndjekësit fotografi nga përgatitjet e xhirimeve për videoklipin e kësaj kënge, ku mahniti të gjithë me paraqitjen.
Me flokë ngjyrë portokalli dhe me grim më të rëndë, Rina duket për mrekulli në imazhet e shkëputura nga klipi.
Përmes postimit të fundit artistja bëri të ditur se kënga “Zjarr” do të publikohet më 20 nënor në ora 21:00.
View this post on Instagram
Fansat e Rinës e presin me padurim këtë këngë të artistes, ndërsa komplimente të shumta mori për dukjen.
Ndryshe, “Fallin’ in love” është projekti i fundit muzikor nga Rina Balaj, të cilin e solli në bashkëpunim me Sin Boy. /Lajmi.net/