“Për veti”, vjen nga Stresi, Finem dhe Solo
Stresi ka sjellë bashkëpunimin më të ri.

ShowBiz
Ashtu siç e paralajmëroi, Stresi sapo ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Për veti”, shkruan lajmi.net.
Kësaj radhe, reperi erdhi në bashkëpunim me Finem dhe Solon, kurse këngës ia vizualizuan edhe videoklipin.
Për tekstin e këngës u kujdesën të tre artistët, beatin e bëri Beggo, ndërsa producent është Arlenn Music.

Kënga “Për veti” është projekti i parë i albumit të Stresit “Archimed”, ndërsa në projektet e tjera ka edhe duete me artistë tjerë. /Lajmi.net/
View this post on Instagram