Lorinda Kolgeci fiton kurorën e “Miss Globe Beauty Pageant 2020”
Bukuroshja nga Kosova ka triumfuar në konkursin "The Miss Globe Beauty Pageant".

ShowBiz
Mbrëmë (e enjte) në Tiranë është mbajtur konkursi i bukurisë “The Miss Globe Beauty Pageant”, shkruan lajmi.net.
Në këtë garë, kurorën e më të bukurës e mori vajza nga Prishtina, Lorinda Kolgeci.
Eventi është mbajtur në kushte pandemie, me pjesëmarrje të kufizuar të personave që kishin të drejtë ta ndiqnin nga afër konkursin.
Konkurrenca ishte e fortë në këtë garë, ku merrnin pjesë vajza nga e mbarë bota, por vendin e parë arriti ta marrë Lorinda, e cila njëherësh është mbesa e Diellza Kolgecit.
Përcjellësja e parë e missit u zgjodh përfaqësuesja e Siberisë, përcjellësja e dytë e Ghanës, e treta e Brazilit, kurse e katërta ajo e Filipineve. /Lajmi.net/