Ariana Fejzullahu ndan imazhin e ëmbël me Ermalin

Ariana Fejzullahu ka sjellë një imazh me bashkëshortin Ermal Fejzullahun.

ShowBiz

13/11/2020 15:58

Ermal Fejzullahu dhe Ariana Fejzullahu janë çifti më i përfolur në showbizin shqiptar, shkruan lajmi.net.

Ndërsa Ariana Fejzullahu është një ndër femrat më të përmendura në mediat rozë ku edhe është mjaft aktive në rrjete sociale, ajo gjithmonë komentohet për paraqitjet e veçanta, duke i kushtuar rëndësi të madhe pamjes fizike.

Së fundmi ajo ka sjellë një imazh tejet të ëmbël me bashkëshortin Ermal Fejzullahun, një ndër këngëtarët më të dashur shqiptar.

Në imazhin e postuar në llogarinë zyrtare të Instagramit, Ariana shihet e veshur me mjaft stil duke buzëqeshur për kamerën./Lajmi.net/