Rrëfehet Eriksen: Interi nuk është çfarë kam ëndërruar

Mesfushori i Interit, Christian Eriksen ka pranuar se nuk është i lumtur me aventurën momentale të klubi italian.

Sport

12/11/2020 22:55

Mesfushori nuk ka besimin e trajnerit Antonio Conte dhe shumicën e ndeshjeve është në stol, derisa në disa prej tyre inkuadrohet gjatë pjesës së dytë, transmeton lajmi.net.

Danezi ka konfirmuar se ky transferim nuk është çfarë ka ëndërruar sepse dëshiron të luajë më shumë.

“Jo, nuk është çfarë kam ëndërruar. Mendoj se të gjithë lojtarët duan të luajnë sa më shumë që është e mundur, por trajneri vendos kush hynë në fushë”.

“Është situatë e çuditshme, tifozët duan të më shohin duke luajtur më shumë dhe kështu dua unë, por trajneri ka tjera ide dhe si lojtar duhet t’i respektojë”.

“Pas të gjithave gjërat të Interi nuk janë mirë, por ka shumë ndeshje që kemi fituar edicionin e kaluar dhe nuk kam luajtur gjithashtu”, u shpreh ai për TV2.

PSG është skuadra më e interesuar për Eriksenin së bashku me gjigantin gjerman, Borussia Dortmund./Lajmi.net/