Dua Lipa nga tani pjesë e videolojës “FIFA 21”
Dua Lipa është bërë pjesë e FIFA 21 të "PlayStation".

ShowBiz
Përdoruesit e videolojës së famshme FIFA 21 në PlayStation tani mund të luajnë edhe si Dua Lipa, shkruan lajmi.net.
Imazhi i saj është skanuar në azhurnimin më të fundit të FIFA 21, por bashkë me të janë edhe disa emra të njohur.
Lewis Hamilton bën pjesë në këtë seri, ndërsa nuk mungon as David Beckham dhe kampioni i shumëfishtë i F1.
Reagimet e komentuesve ishin të ndryshme pasi panë Duan si pjesë të kësaj videoloje, por shumica pozitive.
Ndryshe, muaj më parë u bë e ditur edhe se një këngë e Dua Lipës do të jetë kolonë zanore e videolojës “FIFA 21”. /Lajmi.net/
