Rita Ora bëhet imazh i kompanisë që ofron rrjetin 5G në Britaninë e Madhe
Rita Ora tashmë është pjesë e kampanjës për rrjetin 5G në Britani të Madhe.

ShowBiz
Krahas suksesit të madh që po shënon çdo ditë në karrierën e saj si këngëtare, ajo është emër shumë i kërkuar edhe nga brendet më të njohura në botë, shkruan lajmi.net.
Së fundi, Rita është bërë imazh i kompanisë “EE”, e cila ofron rrjetin 5G në Britani të Madhe.
Artistja ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një video të kampanjës së re, teksa shfaqet më ndryshe, pra në një botë virtuale.
Reklama nis me një fanse, e cila ngjitet në katin më të lartë të një ndërtese, ndërsa përmes modelit të ri të iPhone Pro 12, ajo arrin të lidhet virtualisht me Ritën.
“Jam shumë e ngazëllyer të ju njoftoj që jam bashkuar me EE për të bërë diçka kaq interesante !! Shikoni se si kemi përdorur iPhone 12 Pro të ri dhe rrjetin nr.1 5G të Mbretërisë së Bashkuar për të sjellë në jetë performancën time të parë të Realitetit të Zgjeruar! Kërkoni ‘Rita Ora Behind The Tech’ në YouTube për të parë se si e bëmë atë”, shkruan Rita.
Po ashtu, e gjithë kjo reklamë shoqërohet nën tingujt e këngës “Let You Love Me” të Ritës, kurse performanca e saj në kampanjë nuk do koment. /Lajmi.net/
