Motrat Mustafa publikojnë projektin e ri muzikor

Motrat Mustafa janë rikthyer me këngë të re.

ShowBiz

12/11/2020 19:45

Zëri unik i skenës muzikore shqiptare, motrat Mustafa kanë publikuar këngën e re me titull “Në rrugë njëkahje”, shkruan lajmi.net.

Projekti në fjalë vjen në kuadër të këngëve që artistët po i sjellin në prag të festave të fundvitit.

Kënga është plot me ritëm dhe natyrisht që edhe kësaj radhe ka për temë dashurinë, teksa e interpretojnë me zë të veçantë Sahidja dhe Safetja.

YouTube player

Kujtojmë se edhe motrat Mustafa ashtu sikurse kolegët e tyre të estradës, gjatë këtij viti kanë qenë pasive sa i përket performancave në koncerte e ahengje familjare. /Lajmi.net/