Si të zgjedhim mollët më të mira?

Pa dyshim molla është nga frutat më popullore dhe një nga më të pasurat me antioksidantë.

Lifestyle

12/11/2020 17:17

Edhe pse një frut mjaft i dashur, jo pak konsumatorë ende nuk kanë ide të qarta se si të zgjedhin mollët e duhura në treg, shkruan “TopChannel”.

Ne gjithmonë blejmë dhe mbajmë mollë në shtëpi, sepse ajo bën një ushqim të mirë dhe të shpejtë, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, pavarësisht nga vitet tona të blerjes së mollës, mjaft shpesh sjellim në shtëpi të paktën një mollë të keqe çdo herë që shkojmë në pazar.

Çfarë po bëjmë keq? Çdo varietet i mollës është i shijshëm në mënyrën e vet dhe funksionon më së miri për përdorime të ndryshme.

Nëse jeni duke kërkuar për mollë për të ngrënë, ju rekomandojmë që të zgjidhni Fuji (me formë të rrumbullaktë dhe vija të verdha dhe të kuqe), Starking (pak stërgjatëshe dhe të kuqe të errët), Gold (të verdhat) ose Granny Smith (mollët e gjelbra).

Duhen të dini edhe disa këshilla praktike për të zgjedhur mollët e mira nga mollët e këqija. Edhe pse shpesh mund të përdorni ngjyrën si tregues për të përcaktuar nëse një frut ose perime është e mirë për t’u ngrënë ose jo, ky nuk është rasti me mollët.

Nëse një mollë që normalisht është e kuqe dhe e verdhë (si Fuji) ka ndonjë gjelbër në të, kjo nënkupton se molla është vjelur para kohe dhe do të jetë më e hidhur se zakonisht.

Por dallimi i ngjyrës nuk vlen për mollët e gjelbra si Granny Smith. Në vend të ngjyrës, një mënyrë më e mirë për të dalluar të mirën nga e keqja është të kërkosh mollë të pagoditura dhe pa pjesë të sheshta.

Nëse mollët përmbajnë pjesë të zeza të krijuara natyralisht që e bëjnë më pak të bukur në pamje, kjo tregon se pema nuk është trajtuar me pesticide dhe se fruti është edhe më natyral se mollët e bukura të importit.

Shumica e përbërësve antioksidantë gjenden tek lëkura e mollës. Ndaj këshillohet konsumimi i mollëve, të cilat kanë më pak pesticide dhe kimikate. /Lajmi.net/