Protagonisti i “Miracle in Cell No.7” ka diçka për të thënë pas nominimit të filmit për “Oscar”

Aras Bulut ka reaguar pas nominimit të filmit të tij për "Oscar".

ShowBiz

11/11/2020 11:50

Filmi i famshëm turk “Miracle in Cell No.7” apo “Mrekullia në qelinë e shtatë” është nominuar për çmim “Oscar”, shkruan lajmi.net.

Në mesin e shumë filmave që garuan për kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”, Turqia zgjodhi të garojë pikërisht me këtë film.

Filmi është me regji të Mehmet Ada dhe po garon në ceremoninë e 93-të të Akademisë së Çmimeve “Oscar”.

Pasi mori lajmin për nominim, protagonisti kryesor i filmit, Ara Bulur Iynemi, ka reaguar me anë të një postimi në Instagram.

“Filmi ynë “Mrekullia në qelinë nr. 7” është nominuar si “Filmi më i mirë ndërkombëtar” nga Turqia për çmimet e Akademisë. /Lajmi.net/