Paraqitja e Beyonce në kampanjën e re të “Adidas” nuk do koment
Beyonce duket mahnitëse në kampanjën e re.

ShowBiz
Beyonce vitet e fundit është shumë aktive edhe në botën e biznesit, teksa po bashkëpunon me marka të njohura, shkruan lajmi.net.
Ajo së fundi ka paralajmëruar koleksionin e saj të ri në bashkëpunim me “Adidas” , i cili do të publikohet më 17, 18 dhe 19 nëntor.
Në fotografitë e ndara me ndejkësit në rrjete sociale, pop-ylli duket e parezistueshme e veshur me veshjet e koleksionit “Drip 2: Black Pack”.
Edhe këtë herë, Beyonce ka shfaqur linjat e përsosura trupore, në veshjet që i prezantoi nga ky koleksion.
Në njërën prej atyre fotografive, ajo pozoi me maskë në fytyrë, por e gjithë vëmendja ishte tek fiziku i këngëtares. /Lajmi.net/