Rupert Grint i bashkohet Instagramit, poston foton e parë të vajzës

Ylli i "Harry Potter" i është bashkuar rrjetit social Instagram dhe publikoi foton e parë të vajzës duke zbuluar edhe emrin e saj.

ShowBiz

11/11/2020 09:47

“Jam këtu për t’iu prezantuar të gjithëve Wednesday G. Grint”, shkruan Rupert Grint i Harry Potter pasi iu bashkua Instagramit dhe postoi foton e parë, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Legjenda e Harry Potter, Rupert Grint ka zbuluar se ai më në fund iu bashkua Instagramit ndërsa ndau fotografinë e parë të vajzës së tij të vogël dhe zbuloi emrin e saj unik.

Në një postim të përbashkët në llogarinë e tij të martën, aktori, 32 vjeç, zbuloi se ai dhe e dashura e tij Georgia Groome kanë pagëzuar vajzën gjashtë muajshe, Wednesday.

Ylli i ekranit, faqja e të cilit tashmë ka grumbulluar një ndjekje prej gati një milion përdoruesish, buzëqeshte teksa po e mbante vajzën në krah, i ulur në një divan të verdhë.

Në mbishkrimin që ia la fotos, Rupert shkroi “Hej Instagram…jam 10 vjet me vonesë, por  ja ku jam”.

“Grint në Gram! Jam këtu për t’ju prezantuar të gjithëve me Wednesday G. Grint. Qëndroni të sigurt, Rupert”, shtoi ai.

Ai mund të jetë frymëzuar nga Wednesday Addams, vajza e Addams Family Values.

Aktori dhe partnerja e tij Georgia, 28 vjeçe, kanë konfirmuar se u bënë prindër në maj, vetëm një muaj pasi kishin zbuluar se po bëhen prindër. /Lajmi.net/