Interi e do yllin e Atalantas, përgatitet të sakrifikojë Christian Eriksenin

Interi në janar do provojë transferimin e sulmuesit të Atalantas, Ruslan Malinovskyi dhe do provojnë shitjen e mesfushorit Christian Eriksen.

Sport

09/11/2020 15:01

Sipas Tuttosport, lojtari me prejardhje nga Ukraina është synim i “Neurazurëve” që janë konsideruar të bëjnë ofertë në janar, përcjellë lajmi.net.

Malinovsky zhvilloi 59 minuta në barazimin 1 – 1 dhe kjo ka mjaftuar ta bind skuadrën e Antonio Contes.

Sidoqoftë, arritja e tij nuk do jetë e mundur nëse nuk largohet mesfushori Eriksen.

Interi nuk do investojë në skuadër nëse nuk bën ndonjë shitje dhe është i gatshëm ta sakrifikojë danezin.

Malinovskyi që ka kontratë deri në vitin 2024 ka zhvilluar 53 ndeshje për Atalantan, duke realizuar nëntë gola dhe dhuruar me nëntë asistime./Lajmi.net/