Juventus ka përgatitur 40 milionë euro për përforcimin e dimrit

Juventusi nuk e filloi sezonin në mënyrën më të mirë në Serie A dhe pas shtatë raundeve ata kanë katër barazime.

Sport

08/11/2020 21:41

Trajneri Andrea Pirlo tashmë është nën presion, prandaj ai kërkoi nga drejtuesit që ta forcojnë ekipin në afatin kalimtar të dimrit.

Mediat italiane raportojnë se shënjestra e parë e “Bianconerëve” është Rodrigo de Paul nga Udinese.

Argjentinasi dëshiron të ndryshojë mjedisin, kështu që të dy klubet tashmë kanë hyrë në kontakt sepse ata kanë një marrëdhënie të shkëlqyeshme.

Kostoja e transferimit pritet të jetë 40 milionë euro, dhe klubet po negociojnë se sa shumë do të paguhet përmes bonuse. /Lajmi.net/