Receta e ditës në 2 minuta – Patëllxhan me gjizë
Një recetë jashtzakonisht e shijshme dhe e shëndetshme!
Lifestyle
Një nga recetat më të thjeshta dhe të shëndetshme për familjen tuaj është patëllxhani i mbushur me gjizë, shkruan “Living”, transmeton lajmi.net.
Më poshtë keni përbërësit dhe përgaditjen e kësaj pjate të mrekullueshme.
Përbërësit:
4 patëllxhanë
1 vezë
Majdanoz
200 g gjizë
Kripë
Piper
Pastrojmë bishtat dhe presim pjesë lart te patëllxhanët, i gërryejmë pjesën brenda në formë varke.
Në tas rrahim vezën me gjizën, majdanozin, kripë dhe piper, shtojmë tulin e patëllxhanit.
Vendosim patëllxhanët në tavë të lyer me vaj ulliri, I mbushim dhe i shtojmë pak vaj sipër.
I pjekim në furrë të para ngrohur me 180 gradë për 50 minuta. /Lajmi.net/