Zbulohet arsyeja pse Federico Chiesa do mungojë ndaj Lazios

Mesfushori Federico Chiesa, nuk do jetë as në stolin e Juventusit për ndeshjen ndaj Lazios, meqenëse pësoi lëndim muskulor.

Sport

08/11/2020 12:29

Chiesa ishte i përfshirë në listën e lojtarëve të Juventusit dhe pritej të jetë titullarë, por do e shikojë ndeshjen nga tribuna, transmeton lajmi.net.

Shkaku i këtij lëndimi, Chiesa rrezikon edhe tri ndeshjet e nëntorit me Kombëtaren e Italisë, derisa ishte ftuar për ndeshjen ndaj Estonisë, Polonisë dhe Bosnjës.

Giorgio Chiellini gjithashtu mungon shkaku që ende s’është shëruar plotësisht nga lëndimi./Lajmi.net