Bayern Munich me përmbysje triumfon në klasiken ndaj Borussia Dortmundit

Bayern Munichu ka arritur të fitojë pikët e plota në udhëtim të Borussia Dortmund duke fituar me rezultat të ngushtë 2 - 3.

Sport

07/11/2020 20:28

Ndeshja ishte e baraspeshuar me të dy skuadrat që provonin të gjenin rrugën drejt golit nga minuta e parë, shkruan lajmi.net.

Lewandowski realizoi i pari, por u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.

Ndërsa, Marco Reus në minutën e 45-të zhbllokoi rezultatin, por gëzimi zgjati vetëm katër minuta sepse David Alaba me super goditje nga gjuajtja e lirë barazoi shifrat.

Në 45-minutëshin e dytë u shfaq përsëri Lewandowski që kaloi “Bavarezët” në epërsi për herë të parë në ndeshje (48′).

I sapo inkuadruari Leroy Sane në minutën e 80-të trefishoi shifrat, derisa Erling Haaland pas tre minutave ngushtoi rezultatin, me të cilin u mbyll derbi gjerman.

Pas kësaj fitore, Bayerni merr kreun me 18 pikë, derisa Dortmund renditët në pozitën e tretë me 15 sosh./Lajmi.net/