Karantina luksoze! Brenda shtëpisë së David dhe Victoria Beckham në Cotswolds

Familja Beckham janë izoluar me fëmijët e tyre në Cotswolds.

ShowBiz

07/11/2020 12:10

Familja Beckham u dhanë fansave një vështrimë të rrallë brenda shtëpisë së tyre në Cotswolds, ku ata po e kalojnë karantinën e dytë, shkruan The Sun, transmeton lajmi.net.

Familja e famshme ka qëndruar në shtëpinë e tyre që nga goditja e pandemisë në mars, ndërsa përmes llogarive të tyre në rrjete sociale kanë treguar se çfarë po bëjnë.

Natën e kaluar Victoria dhe David u bashkuan me Cruz, 15, dhe tetë vjeçaren Harper për një “natë pak më ndryshe fishekzjarrësh”, të mbushur me një zjarr të madh, ushqime të shijshme dhe një maratonë të filmit horror.

Duke marrë parasysh që tani janë mbërthyer brenda për katër javë të tjera, futbollisti është me shumë fat që ka palestrën e tij në shtëpi.

Ai në atë hapësirë ka pajisjet që i duhen për ushtrime. Shtëpia e tyre në Cotswolds ka hapësirë të mjaftueshme për të qëndruar familja e izoluar.

Përmes InstaStoryve, David tregoi kuzhinën me tavolina të gjata dhe dyshemenë e mrekullueshme pre gruri.

Kopshti përmban edhe pishinën, kurse pranë kuzhinës gjendet hapësira e ngrënies, e cila dërgon në dhomën e ndenjës. /Lajmi.net/