“Në aeroport mendojnë mos jam prej Danimarkës”, Mozzik paralajmëron diçka të re
Mozzik ka ndarë me ndjekësit imazhe nga studio muzikore.

ShowBiz
Reperi Mozzik pa mëdyshje mund të themi se ka qenë artisti më aktiv gjatë këtij viti, shkruan lajmi.net.
Ani pse iu prishën planet për koncerte, reperi lansoi albumin e ri dhe shumë projekte tjera, të cilat rezultuan shumë të suksesshme.
Në fotografitë e fundit, Mozzik u shfaq në studio muzikore, teksa përmes mbishkrimit që ua la fotove, paralajmëroi diçka të re.
“N’Airoport menojne mos jom prej Danimarkes #Drip #2EUROGANG“, shkruan ai.
Ndryshe, Mozzik para disa ditësh njoftoi se dikush ia theu studion dhe ia vodhën një televizor. /Lajmi.net/