De Paul kërkohet nga skuadra e madhe italiane

Juventus po përgatiten të sjellin në Torino mesfushorin e Udineses, Rodrigo de Paul.

Sport

07/11/2020 11:10

Sipas Calciomercato, Bianconerët kanë dërguar skautët e tyre në fitoren 3:2 të Udineses ndaj Genoas, për të përcjellë mesfushorin.

Ata janë duke vlerësuar të dërgojnë një ofertë për 26 vjeçarin, i cili është nën kontratë deri në qershor të vitit 2024.

De Paul ka qenë në prag të transferimit te Leeds United, por skuadra e Marcelo Biesla nuk arriti të përmbushte çmimin e kërkuar prej 40 milionë euro.

Duket se Juventus janë të interesuar këtë transferim të realizojnë më shumë verën e ardhshme sesa në janar, duke marrë parasysh situatën e rëndë financiare shkaku i COVID-19./Lajmi.net/