Bebe Rexha e ngazëllyer për debutimin e saj në aktrim

Bebe Rexha do të bëjë debutimin në film.

ShowBiz

07/11/2020 10:33

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha tha se është nervoze, por shumë e ngazëllyer për rolin e saj në “Queenpins”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja do të bëjë debutimin e saj në filmin e metrazhit të gjatë përballë Kristen Bell në filmin e frymëzuar nga historia e vërtetë e mashtrimit më të madh të falsifikimit të kuponit në historinë e SHBA.

Në film do të interpretojnë edhe Kirby Howell-Baptiste, Vince Vaughn dhe Paul Walter Hauser.

Rexha, e cila do të interpretojë një haker kompjuteri të çuditshëm, ndau një fotografi të skenarit në Instagram dhe shkroi: “Diçka pak më ndryshe. Mësimi i skenarit tim. ”

Në video, ajo shtoi: “Unë thjesht vazhdoj të lexoj pjesën time, jam e ngazëllyer. Jam nervoze, por jam aq i ngazëllyer për këtë film, mendoj se ju do të doni pjesën time”.

Më pastaj, Bebe u afrua tek qeni i saj dhe tha se e vuri Bear në gjumë dhe vazhdoi mësimin e skenarit.

Kur njoftoi për filmin, Adam Fogelson, kryetar i Group Motion Picture STXfilms, tha “Ky është një film perfekt për Beben, që të bëjë debutimin e saj në film”.

“Ajo është një talent i jashtëzakonshëm dhe superyll ndërkombëtar dhe ne e duam atë për këtë rol si Tempe Tina, një hakere kompjuteri e çuditshm që ndihmon heroinat tona me mashtrimet e tyre me kupona”, shtoi ai. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

Poison ivy by @thomkerr @makeupbysamuel @hairbyiggy

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on