Conte kërkon t’i sjellë tek Inter tre lojtarë të Chelsea

Antonio Conte nuk heq dorë nga transferimet e lojtarëve tek Inter.

Sport

07/11/2020 09:45

Edhe pse ka një bankë rezervë të mbushur me lojtarë, Conte po kërkon ende përforcime.

Sipas medieve në Itali, Conte po kërkon të transferojë tre lojtarë nga Chelsea, skuadër të cilën e ka drejtuar në të kaluarën.

Tuttosport raporton se tek Interi ai synon ta sjellë Olivier Giroudin, Emerson Palmierin dhe Marcos Alonson, përcjell lajmi.net.

Të tre këta lojtarë, nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Frank Lampard te Chelsea./Lajmi.net/